Një prej lëvizjeve politike më e peshë në historinë e Kosovës, vjen sonte në emisionin MAT, përmes rrëfimeve të protagonistëve të saj.
“Republika e 2 Korrikut”, është dokumentari që transmetohet nga ora 22:00 këtë të mërkurë, duke sjell në vëmendje shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2 korrik 1990.
Në këtë emision përmblidhet si e tërë një periudhë historike, përfshirë miratimin e Kushtetutës më 7 shtator 1990.
Cilat janë prapaskenat e shpalljes së pavarësisë e çfarë thonë ish-delegatët kur kthehen në vendin e njëjtë?
Pse e si u mbajt seanca jashtë objektit të kuvendit?
Kush janë hartuesit e deklaratës kushtutese dhe vet Kushtetutës?
Pse u vendos që seanca të mbahej në Kaçanik, nëpër çfarë rrugë kaluan delegatët e si vendosën ta lënë Kosovën nga aty?
Cila është pesha e 2 korrikut tek 17 shkurti?
Të mërkurën në MAT nga ora 22:10 vjen dokumentari “Republika e 2 Korrikut”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.