Lajmet e fundit

Po vazhdon edhe më tej drama mes reperes së njohur, Tayna dhe ish-menaxherit të saj, Rinor Hykollit.
Pasi kënga e re iu fshi nga YouTube, Tayna përmes një postimi tha se këtë çështje ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit.
Një përgjigje erdhi nga Hykolli duke thënë se këngën nuk e ka bllokuar ai, por siç është shprehur ai, firmat dhe kontratat që janë bërë.
“E dashur artiste, këngën tënde s’e kam bllokuar unë, Rinor Hykolli, por e kanë bllokuar firmat dhe kontrata që ti ke bërë për të mbërritur këtu ku je sot”, ka shkruar ai.
Më pas, Hykolli tha se këngën do ta lëshojë, siç tha ai, për të dëshmuar që është burrë dhe tha se e ka dëshmuar që është në rrugën e drejtë, përcjell Klankosova.tv.
“Këngën do ta lirojë për me të kallxu që jam byrrë, veç e dëshmova anën tjetër ë unë jam në rrugë të drejtë”, shkroi ai.
Një tjetër replikë erdhi nga reperja e njohur, Tayna, duke thënë se artisti nuk ekziston pa talentin dhe u shpreh se gjithmonë e ka vlerësuar punën e bashkëpunëtorëve.
“E kam vlerësuar punën e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi gjithmonë, aq sa kam besuar në e sy mbylluar kam ecur me ta, e ndoshta kjo ka qenë gabim”.
“E meqë qenka merita jote, që prodhoke artist, e meqë je burrë, atëherë bëj artiste dikë tjetër, e më lër mua mosmirënjohen. Të tjera ia lë drejtësisë. Kanë dosje të mëdha për të analizuar e studiuar. Si biznesmen që je, burrë e fabrikë artistësh, paç fat”, ka shkruar Tayna./Klankosova.tv