Lajmet e fundit
Dy skuadrat janë ngjitur në renditjen më të re të shtëpisë botërore të futbollit, për nga një pozitë

Kosova ka fituar një pozicion në renditjen e re të FIFA për muajin mars.
Përfaqësuesja për momentin renditet e 164-ta dhe ka lënë pas në renditje shtetin fqinj Maqedoninë që pozicionohet e 166-ta.
Është ngjitur edhe Shqipëria, që renditet në pozitën e 54-t. Në muajin e fundit Shqipëria nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.
Por falë 5 pikëve të fituara në këto katër javë skuadra e Gianni De Biasit la pas në klasifikimin e ri përfaqësuese të tilla si Australia apo edhe Izraeli.