Lajmet e fundit
Kosova dhe Shqipëria kanë regjistruar rënie prej gjashtë, respektivisht dymbëdhjetë, pozitash në renditjen e FIFA

Kosova ka regjistruar zbritje në renditjen e përgjithshme të publikuar nga FIFA, pas humbjes me Islandën.
Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki ka humbur gjashtë vende në klasifikim duke u pozicionuar e 170-a.
Vend ka humbur edhe Shqipëria, duke rënë dymbëdhjetë pozicione në këtë renditje të re të shtëpisë botërore të futbollit.
Tashmë skuadra që drejtohet nga Gianni De Biasi do të renditet në pozicionin e 66-të.