Lajmet e fundit

Medalja e arit i shkon Austrisë, argjendi Finlandës dhe bronzi Suedisë. Janë vendet më të mira për një familje, sipas renditjes së Inter Nations, e cila ka shqyrtuar gjykimet e prindërve për cilësinë, kostot dhe disponueshmërinë e shërbimeve për fëmijët dhe shkollën.
Cilësia është në kulm në Austri, ku shteti social i mundëson mamave dhe baballarëve një pushim familjar si dhe nga 100 deri në 200 euro mujore mbështetje për çdo fëmijë.
Finlanda fiton në frotnin e shkollimit, që është “shumë i mirë” sipas 66% të të intervistuarve (mesatarja sillet rreth 21%), ndërsa Suedia ëhstë më e mira për koston e shërbimeve për fëmijët, ndërsa ka humbur disi kuota në cilësinë e shkollimit.
Me vendin e katërt të renditjes dalim nga Europa dhe shkojmë në Izrael. E pesta është Zelanda e Re, i gjashti Singapori, e shtata Gjermania. E mbyllinn dhjetëshen Franca, Australia dhe Luksemburgu.
Austria është në krye edhe në frontim e shëndetit dhe të sigurisë (98% të të intervistuarve kanë shprehur gjykim pozitiv), të mirëqenies së përgjithshme të fëmijëve (100%), të veprimtarive dëfryese për ta (95%) dhe të jetës familjare (96%).
Në vendin e 11-të është Danimarka, e ndjekur nga Spanja dhe Polonia. 20-shen e mbyllin Filipinet, Meksika, Kanadaja, Norvegjia, Afrika e Jugut, Bahreini dhe Kosta Rika.
Ndërkohë që Shqipëria nuk figuron gjëkundi në këtë renditje./mapo.al