Lajmet e fundit
Sulmuesi francez pritet të ketë rol më të rëndësishëm në skuadër këtë sezon.

Derisa Chelsea synon që të mbrojë titullin e Premier League, Loic Remy mund të jetë më aktiv në ndihmë skuadrës.
Remy kishte rol më periferik sezonin e shkuar, duke filluar vetëm në gjashtë ndeshje për skuadrën londineze.
Por, loja e tij dhe ndikimi në fushë mund të bëjnë që ai të ketë më shumë rëndësi për skuadrën, edhe pas ardhjes së Radamel Falcaos.
“Dua që të ndihmoj klubin me gjithçka mundem dhe të jem më aktiv se sezonin e shkuar”.
“Të gjithë lojtarët janë përmirësuar në krahasim me sezonin e shkuar dhe si edhe unë”.