Lajmet e fundit
Los Blancos do të kenë punë të vështirë për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas humbjes 2-0 në takimin e parë.

Real Madrid të mërkurën mbrëma u mposht 2-0 nga Wolfsburg në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbretërit u dominuan nga skuadra vendëse, që për ndeshjen e dytë ka një epërsië të ndieshme.
Rikthimi nga dy gola disavantazh është domosdoshmëri për Realin, nëse do që ta shpëtojë një edicion të dështuar, por s'është se Los Blancos njihen për këtë veti.
Real Madrid nuk është rikthyer nga një disavantazh prej dy golash në një garë evropiane prej kur eliminuan Crvena Zvezdën më 1987.
Triumfi i fundit pas disavantazhit në duelin e parë ishte më 2002, kur humbja 2:1 në Munich u përcoll me fitore 2:0 në Santiago Bernabeu ndaj Bayernit, falë golave nga Ivan Helguera dhe Guti.
Kështu, bazuar në statistika, skuadra e udhëhequr nga Zinedine Zidane do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.