Kontributi financiar i diasporës kosovare është në fokusin e edicionit më të ri të MAT.
Në dokumentarin më të ri do të kuptoni detajisht se sa është vlera miliardëshe e pranuar nga shpallja e pavarësisë.
Përgjigje do t’u jepet edhe këtyre pyetjeve:
Cila është vlera e shpenzimeve të mërgimtarëve gjatë pushimeve dhe sa investojnë ata në vendlindje?
Çfarë i shtyn ata të dërgojnë para?
Kush po kërkon ndërhyrjen e shtetit që këto para të mos shkojnë vetëm në konsum e banesa?
Kur mund t’i ndalet Kosovës ky infuzion financiar e cili është efekti negativ i remitancave?
A llogariten remitanca paratë që hyjnë nga Serbia?
Të mërkurën nga ora 22:00 në MAT, vjen dokumentari “Remitancat – investim apo ndihmë?”
https://youtu.be/jTTbbCAQ9oI
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.