Kompania gjermane për prodhimin e elementeve të banjave Dornbracht kohë më parë ka dalë me një ide inovative- një pajisje larëse të përkryer që i përshtatet nevojave tuaja – dushin horizontal.
Sipas prodhuesve, ky sistem ju mundëson të bëni dush në pozitë të shtrirë, ku do të përjetoni një relaks maksimal, njofton Klan Kosova.
Përdoruesit mund të zgjedhin koreografi të llojllojshme të paraprogramuara, të temperaturës së ujit, intesitetit, sasisë si dhe siç thekson ngjyra, krijimin e efekteve të masazheve nga ‘një dorë e butë’.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.