Lajmet e fundit
Cristiano Ronaldo e Lionel Messi janë dy futbollistë që kanë thyer shumë rekorde në lojën e futbollit. Arritjet e tyre janë thjeshtë brilante.

Cristiano Ronaldo e Lionel Messi vazhdojnë të mos njohin limite.
Të dy edhe në ndeshjet e fundit kanë realizuar rekorde të reja.
Cristiano Ronaldo shënoi hat-trick në ndeshjen e fundit të Realit ndaj Espanyoll-it dhe kështu ka arritur në kuotën e 310 golave në fanellën e madrilenëve në vetëm 299 ndeshje.
Portugezi la prapa edhe legjendën Alfredo Di Stefano, i cili në 396 ndeshje kishte realizuar 308 gola.
Kurse goli i Lionel Messi i shënuar në Vicente Calderon , që i dha titullin e 23-të Barcelonës, i solli edhe një rekord gjeniut të futbollit.
Messi ka arritur që të regjistrojë golin e 80 në La Liga në ndeshjet në udhëtimin, duke e tejkaluar një tjetër legjendë si Hugo Sanchez.