Kepi i Gjelbër bëri histori duke u kualifikuar për Kupën e Botës 2026 në mënyrë heroike.
Shteti ishullor afrikan mundi Esvatinin 3-0 në ndeshjen e fundit kualifikuese në stadiumin kombëtar në kryeqytetin e vendit, Praia.
Kepi i Gjelbër fitoi shtatë nga dhjetë ndeshjet kualifikuese dhe humbi vetëm një përballje ndaj Kamerunit, duke bërë histori si vendi i dytë me popullsi më të vogël që ndonjëherë ka arritur në Kupën e Botës, transmeton Klankosova.tv.
Popullsia e Kepit të Gjelbër është 593,149 banorë, e vendos këtë vend vetëm pas Islandës me 391,810 banorë, shtatë vjet pas pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës në Rusi. Kepi i Gjelbër ka një sipërfaqe totale prej 4,000 km² e shpërndarë mbi 10 ishujt e këtij shteti që tejkalon rekordin e vendosur nga Trinidad dhe Tobago me 5,000 km² në Kupën e Botës 2006.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.