Të dielën u regjistrua shifra rekord e viktimave nga pandemia Covid-19 me 36 të vdekur.
19 gra e 17 burra vdiqën teksa 1630 persona tjerë rezultuan pozitiv.
Gati po kaq janë të hospitalizuar në gjitha spitalet e vendit, prej të cilëve 61 në kujdesin intenziv.
Në Klinikën Infektive trajtohen 120 pacientë, me 113 me oksigjeno-terapi,5 me CIPAP, që konsiderohen në gjendje të rëndë e në nevojë për oksigjen të sforcuar , 1 i intubuar, e 18 nga këta të vaksinuar.
Numër të lartë të pacientëve kanë edhe klinikat tjera brenda SHSKUK-së, ndërkaq të mbushura janë spitalet rajonale.
Në Gjakovë po trajtohen 131 pacientë, prej të cilëve 80 me oksigjenoterapi, 2 me respirator e 1 me CPAP maskë.
https://www.youtube.com/watch?v=emPWVSMq204
Më shumë se këtu ka në spitalin e Prizrenit ku nga 173 të hospitalizuar 153 janë me oksigjen, 3 në respirator e 10 me CPAP. Nga gjithë këta, 12 pacientë janë të vaksinuar me dozën e parë e 5 edhe me të dytën.
Në Gjilan 7 pacientë janë në mjekim intenziv aq sa janë edhe me CPAP, nga 147 të shtrirët në spital.
Numër më i vogël është në Mitrovicë ku janë të hospitalizuar 46 pacientë prej të cilëve 2 me maskën CPAP, me të njejtën formë 8 po trajtohen në Pejë.
Të hospitalizuar ka edhe në Ferizaj ku janë 85 pacientë, teksa më së paku ka në Vushtrri ku janë duke u trajtuar 29.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.