Mungesa e nxënësve në shkolla faji i koronavirusit, në Angli, ka arritur një rekord të ri, që kur mësimi nisi të mbahej në klasa në mars.
Këtu përfshihen afërsisht 747,000 fëmijë në vetizolim për shkak të një kontakti të mundshëm me të infektuar nga COVID-19, 35,000 nxënës me një rast të dyshuar të koronavirusit dhe 39,000 me një rast të konfirmuar të COVID-19.
Derisa rreth 11.2% e nxënësve të shkollave shtetërore nuk morën pjesë në mësim për arsye të lidhura me COVID-19 më 8 korrik, nga 8.5% më 1 korrik dhe 5.1% më 24 qershor, sipas statistikave të Departamentit të Arsimit (DfE), përcjell The Guardian raportimet e PA Media, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.