Lajmet e fundit

Danimarka ka qenë duke përjetuar një normë historike të ulët të lindjes.
E siç duket vetëm një reklamë seksi, zgjidhi këtë problem.
Agjencia daneze e udhëtimit Spies, kishte filluar një betejë vitin e kaluar, për të luftuar këtë problem duke i dhënë kahje tjetër plakjes së popullsisë, njofton Klan Kosova.
Spies, publikoi një reklamë bombastike seksi, e cila quhet ‘’Do it for Mom’’, ku nxit gratë dhe të gjitha gjyshet për të pasur sa më shumë nipër e mbesa, të aranzhojnë pushime për fëmijët e tyre.
Kompania në fjalë tha se pushimet duhej të rezervoheshin vetëm në vendet me diell ku ka temperatura të larta, pasi që sipas studiusëve, vendet e tilla inkurajojnë më shumë çiftet për të pasur seks.
E siç duket kjo fushatë, ka funksionuar, pasi që reklama e tillë mori dhenë duke u shpërndarë gjithandej, ku vetëm pas nëntë muaj më vonë, Danimarka del me një shifër për t’u lavdëruar lindjesh.
Si rezultat i kësaj del të jetë 14% më shumë fëmijë. Që i bie rreth 16 mijë foshnje të lindura, njofton Klan Kosova.
Por nëse kjo taktike vazhdon të ndjeket sikurse në tremujorin e parë të vitit 2016, Danimarka do të arrijë shifrën e më shumë se 60 mijë lindjeve vetëm për këtë vit, njofton Klan Kosova.