Lajmet e fundit

Trajneri i Atalantas, Edy Reja ka deklaruar se ekipi i tij e ka merituar të fitoj më shumë se një pikë ndaj Milanit, në ndeshjen që u zhvillua të shtunën, ku të dy ekipet morën nga një pikë më barazimin 0-0 në Stadio San Siro.
La Dea pati shumë raste shënimi dhe një rast për penalti i cili u cilësua nga gjyqtari si simulim.
“Më vjen keq, ne kishim katër raste për shënim. Në përfundimisht merituam të fitojmë,” Reja tha për Premium Calcio,përcjellë Klan Kosova.
“Ishte një performancë e mirë, është e pamundshme të mos e fitosh një ndeshje si ajo.”
“Mattia De Sciglio është dashur të përjashtohet në pjesën e parë.”