Lajmet e fundit
Spanjolli pas një sezoni të dështuar me kampionët e Bundesliga, në aspektin personal, ka vendosur të tranferohet tek Napoli.

Bayern Munchen ka konfirmuar se Pepe Reina nuk do të jetë më pjesë e tyre, pas ka nënshkruar për skuadrën italiane Napoli.
Spanjolli nuk pati kurrfarë sezoni duke u paraqitur vetëm tre herë në të gjitha garat. Prandaj ai ka vendosur të largohet, duke ia kërkuar këtë gjë drejtuesve të klubit.
Këtë e ka konfirmuar Jan-Christian Dreesen në faqen e klubit bavarez.
"Pepe Reina na ka kërkuar që ta lirojmë nga obligimet e kontratës, pasi ai dëshiron të tranferohet tek Napoli, ku ai ka mundësinë që të jetë startues".