Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj, është bërë pjesë e Barcelonës.
Këtë e ka bërë të ditur vet skuadra katalunase duke shtuar se tashmë kontrata është nënshkruar, njofton Klan Kosova.
Me nënshkrimin e kontratës, 22 vjeçari do të jetë pjesë e gjigantit spanjoll deri më 30 qershor të vitit 2023.
Ai tashmë i ka kaluar të gjitha testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e tij në praninë e menaxherit përgjegjës Silvio Elias.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.