Regjisorja Lorena Sopi fitoi tri çmime ndërkombëtare në dy ditët e fundit.
Ajo u shpërblye në SHBA me filmin "Rreze" në Liberty Film Awards ndërsa triumfoi edhe në Indi me filmin "Shauerfilm", ndërsa e mbylli me veprën kinematografike
"Përjetësisht Fëmijë" ku rrëmbeu çmimin për aktorin me të mirë në Itali.
Ajo ka studiuar në Toronto të Kanadasë ndërsa në karrierën e saj ka mbi 60 çmime.
E bija e regjisorit të njohur Agim Sopi aktualisht është në përgatitje të një filmi për të diplomuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës e sukseset sipas saj janë motiv për të punuar edhe më shumë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.