Lajmet e fundit

Shumë fëmijë kur janë 12 vjeç, vrapojnë pas lojës në momentin kur kryejnë detyrat e shtëpisë,por Zuriel Oduwole nuk është si gjithë fëmijët e tjerë.
Oduwole ka lindur në Kaliforni, dhe po cilësohet si “Regjisorja më e re në botë”. Me vetëm 12 vjet ajo i ka punuar 4 dokumentarë, të cilat kanë për temë çështjen e afrikanëve.
Gjithçka ka filluar 3 vite më parë, kur Oduwole vendosi që të konkurrojë në një garë për regji me filmin e saj për Revulucionin e Ganës.
Por ishte dokumentari “A Promising Africa” që e ka bërë të njohur botërisht. Kjo sepse në këtë dokumentar ajo ka portretizuar profilet e 5 shteteve afrikane, duke filluar kështu me vendlindjen e babait të saj Nigerinë.
Për të ardhur deri tek finalizimi i këtij projekti, Oduwole kishte intervistuar 14 kryetarë të shteteve Afrikane, duke përfshirë Presidentin e Tanzanisë, Liberisë, Sudanit Jugor, etj.
Zuriel me Presidentin e Tanzanisë