Regjisori Erson Zymberi sjell sonte në Teatrin e Gjilanit premierën e shfaqjes “Nëna”, bazuar në veprën e dramaturgut francez Florian Zeller.
Me këtë produksion, Zymberi përmbyll trilogjinë e njohur të dramave familjare të Zellerit, pas realizimit të “Djalit” në Teatrin e Gjilanit dhe “Babait” në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë.
Ky projekt shënon përfundimin e një cikli artistik që gjatë viteve të fundit ka eksploruar marrëdhëniet familjare përmes dramaturgjisë së një prej autorëve më të rëndësishëm bashkëkohorë.
“Nëna” është një dramë psikologjike që trajton vetminë, kujtesën, dashurinë dhe shpërbërjen e marrëdhënieve familjare, përmes një gjuhe skenike bashkëkohore që e vendos publikun në qendër të përjetimit.
Në shfaqje luajnë: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani dhe Tringa Hasani.
Shfaqja përkrahet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës.
Premiera e shfaqjes mbahet sonte, më 25 qershor, në ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.