Regjisori Kastriot Abdyli e ka quajtur humbje të madhe vdekjen e aktorit Xhevat Qorraj, i cili u nda nga jeta sot.
“Është sinqerisht një humbje shumë em adhe jo vetëm për artin, teatrin dhe kinematogafinë e Kosovës, por edhe asaj shqiptare e me përmasa më të mëdha se sa vetëm kombëtare”, ka thënë Abdyli në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ai ka qenë një njeri që gjithmonë ka bërë humor edhe tash kur po e kujtoj në këto çaste më vjen të qesh me batutat e tij të këndshme, e me çdo gjë që ka bërë, por asnjëherë nuk ka qenë tip që ka ërë batutë duke dashur ta ofendojë dikë por çdo herë ka bërë batuta në llogarinë e tij për atmosferë. Ka qenë shumë i këndshëm”.
Ai tha se Qorraj do të kujtohet si njeri i madh e profesionist e aktor i madh nga audienca dhe kolegët.
“Do të më mungojë jo vetëm mua, por komplet teatrit”.
https://www.youtube.com/watch?v=Vlnz5VJabGQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.