Regjisores Arzana Kraja e cila u u gjet pa shenja jete të mërkurën në lagjen "Kalabria", do t’i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
E ndjera që është edhe vajza e akademikut Mehmet Kraja, pas vetës ka lënë në krijimtari të bujshme artistike.
Ajo ishte regjisore e filmave të metrazhit të shkurtër: ‘Shkurta” dhe atij të gjatë ‘Fusha e mëllenjave”, njofton Klan Kosova.
Ky i fundit kishte hapur edhe zyrtarisht edicionin e 11-të të PriFest.
37 vjeçarja ishte edhe asistent producente e serialit të njohur kosovar "Kafeneja Jonë".
https://klankosova.tv/arzana-kraja-dyshohet-se-vdiq-nga-epilepsia-video/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.