Një 22-vjeçare nga Turqia përfundoi e vrarë pasi refuzoi propozimin për martesë.
Ky rast u diskutua në emisionin “Kosova Today” me Linda Kalemin, transmeton Klankosova.tv.
“Ky person nuk ishte hera e parë, ishte akoma në proces gjyqësor për një vrasje, pra proces që ende nuk kishte përfunduar. Para asaj vajzës, Ajshen, ishte me Exhen, në Kazakistan. Por mbasi ndodhi krimi me Exhen, të dyshuarin e transferuan në Stamboll. Sipas të dhënave, Exheja kishte rënë nga ballkoni, por familja e saj insiston se atë e kanë hedhur. Ky i dyshuari zgjedh viktimat me familjet që i ka larg, pra që nuk ka kush i mbron. Në momentin që erdhi në Stamboll, u njoh me Ajshen, krijojnë marrëdhënie, kishte edhe diferencë moshe. Sipas specialistëve, krimi i dytë ishte më i lehtë se i pari”, u shpreh Kalemi.
“Kohëve të fundit Ajshja filloi të ankohej te motra, sipas saj, Ajshja shihej shpesh me sy të zinj. Ai e kishte marr para datës 10, e mbante peng. Ajshja e kontakton motrën e saj dhe i thotë që të mos shqetësohet për të. Sakaq, krimin e ka kryer më datën 10”, tha tutje Kalemi.
Sipas Kalemit, i dyshuari ka insistuar se viktima ka rënë nga shkallët, megjithëse më shumë dyshohet se ka qenë vrasje.
https://www.youtube.com/watch?v=j-bqXixAoe8
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.