Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur-it i është refuzuar oferta prej 35 milionë eurosh për yllin e Bordeaux, Malcom, sipas UOL Esporte.
Spurs duket se kishin bërë një ofertë për t’i siguruar 90% të të drejtave ekonomike të talentit të Bordeaux, por që këta të fundit kishin flakur tutje ofertën e londinezëve.
Sipas Goal, Malcom është po ashtu në shënjestër të Manchester United-it, me Jose Mourinho-n që pritet të ofrojë 40 milionë funte për të, me t’u hapur afati kalimtar i dimrit.