Postin e presidentit të vendit e refuzoi familja Jashari.
Ky vendim po vlerësohet lart nga ish-luftëtari Ali Januzi, derisa një njohës i çështjeve politike thotë se vendimi ishte i pritshëm, raporton Klan Kosova.
Edhe analisti, Arbnor Salihu, refuzimin për ta marrë pozitën e Presidentit të Kosovës po e sheh si veprim të duhur nga familja Jashari.
“Në Afrikën e Jugut familjarët e Nelson Mandeles nuk kanë pranu me marrë poste shtetërore. Mandej edhe në Çeki e kemi Waslav Havellin, pastaj edhe presidenti i Uruguait, familjarët e tij nuk kanë marrë poste sepse arsyetimi i tyre ka qenë që postet shtetërore janë për popullin e jo për familjet mitike historike”, tha ai.
Për më shumë, klikoni në kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=lBs5_PffzhI
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.