Lajmet e fundit

Çdo të shtunë, Alex Assali, një refugjat sirian u jep ushqim të pastrehëve në Berlin, si një mënyrë për t’i falënderuar nejrëzit që e morën në shtëpitë e tyre.
Një foto e Alex ishte postuar nga Berliner Tabea BU në Facebook të dielën në mëngjes.
"Ky është Alex! Një duartrokitje e madhe për të. Ky njeri më impresionon shumë”, thuhet në këtë postim, transmeton Klan Kosova.
Shkrimi vazhdon të përshkruajë se si Alex kishte lënë familjen pas në Damask të Sirisë për shkak të kërcënimeve nga ISIS. Ai u largua me asgjë dhe udhëtoi për në Evropë, nëpërmjet Libanit, Qipros, Egjiptit, Sudanit dhe Libisë duke filluar një jetë të re në Gjermani.
Edhe pse ai ka shumë pak ai jep ushqim për të pastrehët dhe ata në nevojë çdo të shtunë në Alexanderplatz të Berlinit.
“Jap diçka për të falënderuar popullin gjerman” thotë një shenjë në afërsi të tij, transmeton Klan Kosova.
Fotografitë e tij janë shpërndarë shumë herë në rrjete sociale duke marrë shumë komente dhe pëlqime.
Ai gatuan ushqim sirian dhe shpesh është ndihmuar edhe nga të tjerët. Por, edhe kur nuk i ndihmon askush, ai shkon në pazar, gatuan ushqimin dhe shërben vetëm.
Një koment në postim të Tabea-së thuhet se kjo është ajo se si duhet të duket njerëzimi ndërsa ka edhe të tjerë që urojnë gjithë të mirat për të.
Tabea ka falënderuar njerëzit për fjalët e tyre të mira.
"Alex dhe unë me të vërtetë jemi të prekur nga këto komente që i kemi marrë gjithandej botës”.