Në një video të postuar së fundmi shihet momenti kur një grup i refugjatëve i sulmojnë dy gazetarë me thikë, kur ata ishin duke dokumentuar gjendjen e vështirë në të cilën jetojnë këta refugjatë.
Maaike Engels ishte duke filmuar së bashku me kolegun e tij, Teun Voeten në një kamp në Francë, kur në një moment tre refugjatë tentojnë që t’ia vjedhin aparatin.
Përderisa refugjatët e sulmonin Voeten, Engels për fat kishte të ndezur kamerën dhe e filmoi të gjithë incidentin, transmeton Klan Kosova.
Në një moment kur të rinjt janë duke e sulmuar gazetarin, disa refugjatë të tjerë fillojnë të hidhnin gurë në drejtim të tyre dhe ata largohen.
“Në çdo komunitet, edhe në ato më të mirat, gjithmonë ka persona si këta djemtë”, ka shkruar Engels në Facebook.
Më poshtë mund ta shikoni tërë videon e incidentit.
https://www.youtube.com/watch?v=Q6xivDGAJis
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.