Gjyqtari i ndeshjes së mbrëmshme Inter-Barcelona, Szymon Marciniak, i ka quajtur qesharake akuzat e trajnerit të Blaugranëve, Hansi Flick.
"Komentet e bëra nga Flick dhe lojtarët e tij janë qesharake. Çfarë mund të them për komente të tilla të pamenduara? Nuk kam lënduar askënd”, ka reaguar polaku.
Flick akuzoi referin në fjalë për vendimet e tij të njëanshme që shkuan në të mirë të Interit në ndeshjen e kthimit.
Ndër ankesat kryesore ishin ato te goli i barazimit nga Interi në minutën 90+3’, ku lojtarët e Barcelonës pohonin se kishte një ndërhyrje të palejuar nga Denzel Dumfries i cili më pas mori topin dhe asistoi për Francesco Acerbin.
Zikaltrit prekën finalen pas fitores 4:3 ndaj Barcelonës mbrëmë në "Giuseppe Meazza".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.