Aktorja e njohur, Reese Witherspoon, ka treguar si është të jesh në vëmendjen e mediave si dhe ka thënë që ajo kishte një eksperiencë më ndryshe në krahasim me atë të këngëtares britaneze, Britney Spears.
Fituesja e Oscarit në një intervistë për "Time" kishte folur për karrierën dhe famën e saj, për të cilën ka thënë se është zhvilluar në njëjtën kohë me atë të Spears.
“Fëmijët e mi mund t’ju tregojnë histori rreth njerëzve që ngjiteshin sipër makinës tonë teksa ata ishin thjesht nxënës parashkollorë", ka thënë ajo për Time.
Ylli i Big Little Lies ka thënë se ajo nga mediat ishte paraqitur si e "mira", teksa Britney Spears, Lindsay Lohan dhe Paris Hilton, ishin shfaqur nga mediat "si yje që kanë një karrierë drastike".
Reese kishte deklaruar se po të refuzonte apo edhe t'i ofendonte paparacit, ata do të raportonin për të sikur ajo kishte probleme.
Spears është bërë kryelajm i mediave në botë ditëve të fundit pas publikimit të një dokumentari për jetën e saj "Framing Britney Spears". Pas këtij dokumentari adhuruesit kanë spekuluar se babai i saj, i cili menaxhon karrierën e saj muzikore e ka menaxhuar edhe jetën e saj private, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.