Tashmë është e lehtë të konstatosh se Gjesti është një fenomen i ri që ka ardhur si rezultat i reality show-t “Big Brother”. Ai ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes, duke dominuar si një nga personazhet më të përfolura të edicionit të ri të Big Brother Vip Albania, pas atij të Kosovës.
Edhe pse ka shumë mbështetje nga figurat publike, disa persona po e shohin me xhelozi suksesin e Gjestit. Por, nuk është fjala për famën e tij apo rritjen enorme të ndjekësve në rrjetet sociale, por për shkak të një vajze të bukur që ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt, raporton Prive Klan Kosova.
Bëhet fjalë për Egli Tako, e cila duket se ka shërbyer si shkak për xhelozi mes Gjestit dhe ish-banorit të shtëpisë, Redon Beranit. Ky i fundit, së bashku me nënën e tij, Gilin, pasi hynë në garë si dyshe, ata vendosën ta linin shtëpinë për shkak të presionit të lojës dhe shikueshmërisë vetëm pas disa ditëve brenda shtëpisë.
Gjatë kohës që ishte në lojë, Redoni ishte shumë i afërt me Egli Takon, por pas largimit të tij dhe hyrjes së Gjestit, ajo ka filluar të kalojë më shumë kohë me Gjestin. Nga jashtë, Redoni ka vazhduar t'i “thumbojë” dyshen Gjesti-Egli, përmes fotografive dhe videove, gjithmonë duke përdorur humorin si justifikim.
Mbetet për t'u parë nëse mes dyshes simpatike do të lindë diçka dhe si do të reagojë i vogli i Gilit.
https://www.youtube.com/watch?v=doqkzEhsyzI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.