Lajmet e fundit

Gruaja që akuzoi drejtorin e ekipit të Formula 1, Christian Horner për sjellje të papërshtatshme është lënë anash nga Red Bulli.
Ndaj 50-vjeçarit ishin ngritur akuza për sjellje të papërshtatshme dhe kontrolluese, të cilat ai i mohoi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pas një hetimi të brendshëm, bordi i Red Bull hodhi poshtë ankesën javën e kaluar.
"Kompania nuk mund të komentojë për këtë çështje të brendshme," tha një zëdhënës.