Ekipi kampion dhe lideri aktual në garat e Formula 1, Red Bull ka bërë të ditur se në shtegun e Miamit vjen me ndryshime në pamje.
Ata e kanë përgatitur një dizajn special për garën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që zhvillohet me 7 maj përcjell klankosova.tv.
E veçanta është se dizajni është krijuar nga adhuruesit ekipi.
Epitetin e dizajnit më të mirë që do të përdoret në garën e Miamit e fitoi studentja Martina Andriano.
Ajo u vlerësua nga komisioni i krijuar nga ekipi i Red Bull-it pjesë e së cili ishte edhe drejtori Christian Horner.
Një formë e këtillë e përzgjedhjes së dizajnit nga adhuruesit do të përdoret edhe në dy garat e tjera në SHBA në Austin dhe Las Vegas.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.