Lajmet e fundit

Edhe në këtë edicion, sikur viteve të kaluara, janë ndarë çmime për filmat më të mirë në kategori të ndryshme, shkruan Klankosova.tv.
“Një Fëmijë” i Bekim Gurit është shpërblyer me çmimin “Filmi më i mirë Kombëtar”.
“Vozitësi” i Valter Lucajt ka marrë dy çmime, atë të publikut dhe të distribuimit, ndërkaq çmimin “Best Balkan Newcomer” e ka fituar “Rampart” nga Marko Grba Sing.
Çmimin për “Filmin më të mirë të shkurtër” në garën ndërkombëtare e ka rrëmbyer “The Criminals” nga Serhat Karaaslan.
Ndërkaq, “Dokumentari më i mirë i shkurtër në kategorinë ndërkombëtare” është zgjedhur “The Rifle Man” nga Sierra Pettengill, derisa “Best International Dox Feature” e ka fituar “We” e Alice Diop.
Me “Best Green” është shpërblyer “White on White” nga Viera Cakanyva, derisa “Filmi më i mirë për të drejtat e njeriut” është zgjedhur “Our Memory Belongs to Us” nga Rami Farah.
Çmimin e “Truth Dox” e ka fituar “Writing with Fire” i Rintu Thomas dhe Sushmit Ghosh.
Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër “DokuFest” është festivali më i madh i këtij lloji në Kosovë dhe rajon.
Ky festival mbahet çdo vit në Prizren prej vitit 2002 dhe çdo verë në këtë festival shfaqen 160 filma dokumentarë dhe të shkurtër nga e gjithë bota.