Lajmet e fundit

Shpesh, pastruesit kozmetikë janë përplot me kimikate, gjë që përkeqëson akoma më shumë tonin e lëkurës së fytyrës.
Natyra na ka ofruar gjithmonë një numër zgjidhjesh, për kujdesje të vogla dhe të mëdha, dhe ne, nuk duhet të bëjmë asgjë më shumë, por të ndjekim këshillën e saj të vlefshme, ka thënë Anila Mirdita nga BioNatural Shop, në Orën e Pasdites në Klan Kosova.
Kjo është një recetë e thjeshtë me përbërës krejtësisht natyral që pastron make-up nga fytyra.
Për këtë duhen:
2 pjesë kamomil, dhe 1 pjesë vaj ulliri. Dmth nëse përgatit 100 ml çaj kamomili, hidh 50 ml vaj ulliri, 5 pika vaj esencial livando.
Vëre të ziejë kamomilin në ujin e distiluar dhe mbuloje enën me kapak. Lëre të ftohet. Tani hidhe në shishen bosh. Shto vajin e ullirit dhe vajin esencial. Para se ta përdorësh, tundeni mirë.