Aktorja e famshme, Rebel Wilson, së fundi ka qenë pjesë e filmit “The Hustle”.
Wilson në këtë film së bashku me aktoren Anna Hathway luajnë rolin e dy vajzave që janë mashtruar nga meshkujt, dhe ato hakmerren ndaj tyre.
Rebel në një intervistë për radio shoun australian Smallzy's Surgery, tha se edhe në jetën reale ka raste kur ajo është mashtruar nga njerëzit.
“Unë kam pasë një eksperiencë të keqe në rrugët e Beverly Hills, isha duke ecur dhe një njeri më ndaloi, ai më shiti disa produkte të cilat tha se do të më ndihmojnë që të humb peshë”.
“Këtu u mashtrova e bleva këtë produkt, por nuk pati asnjë efekt në trupin tim”, tha Wilson.
Ajo më tej shtoi se nuk e di as vet se pse e bleu këtë produkt, pasi tha se ajo ndjehet e sigurt me veten e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=_j5hwooOHVE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.