Lajmet e fundit

Real Madrid është skuadra e parë finaliste e edicionit të sivjetmë të Champions League.
Skuadra e Zinedine Zidane, ka barazuar 2:2 në ndeshjen e dytë të kthimit me Bayern Munich, përcjell Klan Kosova.
Por rezultati i favorshëm 1:2 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Allianz Arena, dërgon Los Blancos për herë të tretë radhazi në finalen e garës më të madhe evropiane.
Real Madrid, pra prek finalen pas rezultatit të përgjithshëm nga dy ndeshjet kundër Bayern Munich, prej 4:3.