Lajmet e fundit
Skuadra mbretërore është përballur me një varg lëndimesh në ndeshjet e para të edicionit të ri.

Real Madridi është një ndër skuadrat që më shumë është përballur me lëndime këtë fillim-sezoni.
Skuadra nga Santiago Bernabeu ka parë që në ndeshjet e deritanishme t'i lëndohen Bale, James, Pepe, Danilo dhe Carvajal.
Nga të gjithë këta vetëm Bale u është kthyer fushave të blerta, ndërsa të gjithë të tjerët janë duke vazhduar me procesin e rikuperimit.
Danilo është duke vazhduar përparimin drejt kthimit në fushat e blerta. Ai është duke punuar me topin dhe në rastin më të mirë pritet që të kthehet ndaj Levantes.
Qendërmbrojtësi është duke u shëruar nga një lëndim në muskuj, të cilin e mori në përballje me Athletic Bilbaon. Parashikimet ishin që ai të mungojë dy javë, prandaj pritet që të kthehet në duelin me Levanten.
Kolumbiani pritej që të kthehej në derbin e Madridit, por mori një lëndim në stërvitjen e fundit para saj. Pritet që ai të mungojë edhe tri javë tjera dhe të kthehet për duelin me Celtan apo Las Palmas.
Mbrojtësi i djathtë u detyrua të largohej nga ndeshja në derbin e Madridit. Si edhe James, pritet që Celta ose Las Palmas të jetë kundërshtari i parë pas kthimit.