Lajmet e fundit
Real Madrid vazhdon parasezonin në Kinë.

Pas qëndrimit në Melbourne, ndalesa e radhës e parasezonit të Real Madridit është Kina.
Skuadra mbretërore u largua nga Australia në orët e hershme të të shtunës, ndërsa pritet të arrijë në Guangzhou dikur rreth orës 15:00.
Në shtetin gjigand, Real do të marrë pjesë në International Champions Cup, në kuadër të së cilës do të përballet me Interin, të hënën dhe Milanin, të enjten.
Në dy ndeshjet e para, Real regjistroi një fitore dhe një humbje. Në ndeshjen e parë, mbretërit u mposhtën nga Roma, pas ekzekutimit të penaltive, ndërsa në të dytën mposhtën me rezultat të thellë, 4-1, Manchester Cityn.