Lajmet e fundit

Real Madrid ka shënuar fitore 4:0 ndaj Alavesit në javën e 25-të të La Ligës.
Dy gola të Cristiano Ronaldos (44’, 61’), një nga Gareth Bale në minutën e 46-të, dhe Karim Benzema nga pika e bardhë në të 89-të, kompletuan fitoren prej katër golash epërsi të kampionëve aktualë të Spanjës.
Tani për tani, Reali gjendet në pozitën e tretë me 51 pikë, 11 më pak se Barcelona në vendin e parë, por që kjo e fundi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.