Sonte në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn në një sfidë shumë të rëndësishme të Champions League.
Situata në kampin madrilen është mjaft e tensionuar pas humbjes së fundit në kampionat ndaj Celta Vigos, e cila ka shtuar presionin te skuadra dhe stafi teknik.
Së fundmi është përfolur se në rast të një disfate ndaj Cityt, e ardhmja e Xabi Alonsos në stol do të vihej menjëherë në diskutim. Megjithatë, sipas raportimeve të “Diario AS”, drejtuesit madrilenë kanë vendosur t’i japin trajnerit bask një afat të ri, që zgjat deri në muajin janar.
Kjo do të thotë se pavarësisht rezultatit të ndeshjes së sotme, Xabi Alonso pritet të qëndrojë në krye të Real Madridit të paktën deri në fillim të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, ai do të ketë mundësinë të bindë klubin me paraqitjet dhe rezultatet në takimet e mbetura. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.