02.10.2016 · përditësuar para 3589 dite1 min lexim
Barazimi i katërt rresht i Real Madrid-it po tregon se kampionët aktual të Europës nuk kanë vizion pa liderin e tyre në mesfushë Luka Modric, shkruan Goal.com, njofton Klan Kosova.
Madrid, për herë të parë prej viti 2008, ka katër barazime radhazi, dhe në barazimin e fundit kundër Eibar me rezultat 1-1, u pa se pa Modric-in, madrilenët s’kanë ide në sulm.
Ekipi i Zinedine Zidane e filloi mirë sezonin 2016-17 duke fituar pesë ndeshjet e para, por në ndeshjen kundër Eibar hynin pas tre barazimeve; me Villarreal, Las Palmas dhe atë në Ligën e Kampionëve me Borussia Dortmund.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.