Real Madrid tregoi superioritet ndaj Barcelonës në raundin e 27-të të Euroleague.
Ndeshja e zhvilluar në BarcleyCard Center të Madridit përfundoi 85-69, për vendasit, që mbajnë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.
Kështu u konfirmua forma e dobët të katalanasve që pas 11-vjetësh nuk arrijnë të kualifikohen në fazën play-off.
Statistikat më të mira në këtë El Clasico të basketbollit i përkasin Sergio Llull, i cili shënoi 21 pikë dha 6 asiste dhe ktheu 2 topa poshtë koshit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.