Lajmet e fundit

Real Madridi është duke avancuar në bisedimet finale me Dortmundin për Jude Bellinghamin.
Siç raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, një raund pozitiv i bisedimeve është zhvilluar të hënën, me Realin dhe Dortmundin që janë duke punuar vetëm në detajet përfundimtare.
Marrëveshja e Realit me lojtarin është arritur që nga prilli. Reali shpreson se do ta përfundoj marrëveshjen këtë javë në mënyrë që të mënjanojë ndonjë problem.
Jude do të nënshkruaj kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2029. /Klankosova.tv.