Lajmet e fundit
Los Blancos nuk po heqin dorë nga ideja për transferimin e polakut në Santiago Bernabeu.

Real Madrid është shumë i interesuar për ta transferuar sulmuesin polak Robert Lewandowski.
Vet presidenti i skuadrës nga Santiago Bernabeu ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë e blerjes së asit të Bayern Munich, në rast se ai bëhet pjesë e merkatos.
Nga ana tjetër, Karl-Heinz Rummenigge, shefi ekzekutiv i gjigantit bavarez, ka bërë të ditur se klubi nuk do ta shes yllin polak.
Por, ish anëtari i Borussia Dortmundit e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Allianz Arena kur pati thënë se "lojtarët rrallë i përmbushin kontratat e tyre".