Lajmet e fundit

James Rodriguez nuk do të shitet, kanë vendosur drejtuesit e Real Madrid.
Kolumbiani nuk e ka gjetur veten në formacionin e Zinedine Zidane dhe është jashtëzakonisht i pakënaqur me pozitën e tij.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për ta transferuar atë në radhët e veta, përfshirë Juventus, Chelsea dhe Manchester United.
Por zyrtarët e skuadrës nga Santiago Bernabeu kanë vendosur që të mos e lënë të largohet, pasi atij mund t'i ofrohet një pozitë në projektin e Zidane për edicionin tjetër.