Lajmet e fundit

Sipas ish-përfaqësuesit të Anglisë, Rodney Marsh, Real Madrid ka pranuar që ta shes Karim Benzeman, drejt Preimer League, tek Arsenal.
Francezi ka qenë i përfolur këtë verë për një kalim në Emirates Stadium. Viteve të fundit Arsene Ëenger ka praktikuar që blerjet e mëdha t’i lë në fund të afatit kalimtar, gjë që duket se do të ndodhë edhe sivjet.
Tifozët e klubit nuk janë të kënaqur me Wenger për sa i përket transferimeve kësaj vere shkruan Metro.com.
45 milionë euro është shuma që Arsenal duhet t’i paguajë Los Blancos, në mënyrë që t’i sigurojnë shërbimet Benzemas, transmeton Klan Kosova.