Real Madridi po kërkon 100 milionë euro nga cilido klub që dëshiron shërbimet e Rodrygos.
Por, lojtari brazilian ende dëshiron të luftojë për vendin e tij te Reali dhe do ta marrë parasysh largimin vetëm nëse klubi ia kërkon drejtpërdrejt.
Rodrygo në sezonin 2024-25 luajti 30 ndeshje për Realin ndërsa shënoi gjashtë gola dhe dha pesë asistime, transmeton Klanosova.tv.
Në dy ndeshjet e fundit në Kupën e Botës për Klube, Rodrygo nuk u aktivizua asnjë minutë nga trajneri i ri i Realit, Xabi Alonso.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.