Lajmet e fundit

Sonte zhvillohet ndeshja e kthimit e gjysmëfinales mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
“Mbretërit”, pas fitimit të La Liga-s së 35-të në histori sonte do të tentojnë ta bëjnë rikthimin historik për një finale tjetër ndaj Cityt, ku ndeshja e parë përfundoi me rezultat 4:3.
Carlo Anceloti bëri të ditur në një konferencë për media se do t’i mungojë mbrojtësi David Alaba, ndërsa nga lëndimi është kthyer mesfushori defanziv, Casemiro.
Përveç Alabas, Realit do t’i mungojë edhe Eden Hazard dhe Gareth Bale, që të dy të lënduar.
Ndërsa, Guardiola nuk do të mund të llogarisë Mendy i cili është i suspenduar për shkak të kartonëve e as në Kyle Ëalker i cili është i lënduar.
Për të kaluar tutje, Realit i nevojitet të fitojë me dy gola epërsi, ndërsa në rast se “Los Blancos” fitojnë veç me një gol epërsi atëherë ndeshja do të shkojë në vazhdime, njofton Klankosova.tv.
Kurse, të drejtuarit e Pep Guardiolës mjaftojnë të marrin një barazim që ta arrijnë finalen e dytë në histori.
Kurse, Real Madridi është klubi më i trofeshëm në historinë e Champions League, duke e fituar 13 herë këtë garë, teksa ka 16 finale deri më tani, ku finalen e fundit të humbur e ka në vitin 1981.
Kujtojmë se në finale njërin nga këto dy ekipe e pret Liverpooli, i cili mbrëmë e mposhti Villarealin me rezultat të përgjithshëm 2-5.