Lajmet e fundit

Real Madrid ka ndërprerë interesimin për portierin e Manchester United, David De Gea.
Kjo pasi portieri aktual i Los Blancos, Keylor Navas është duke kaluar nëpër formë shumë të mirë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.
Spanjolli ka qenë në cep të kalimit në kryeqytetin spanjoll verën e kaluar, por që transferimi i tij ka dështuar në çastet e fundit.
Më pas De Gea nënshkroi kontratë katër vjeçare me klubin anglez dhe kjo ka bërë që interesimi i madrilenëve të ndalet, transmeton Klan Kosova.