Lajmet e fundit

Kampioni i Evropës, Real Madrid, është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të ish-klubit të Pele-së, Santos.
Madrilenët kanë shënuar gol në 72 ndeshje radhazi, ndërkas sonte kanë mundësinë që të shënojnë edhe në ndeshjen e 73-t, pasi që takohen me Real Sociedad në kuadër të La Ligës.
Është interesante të thuhet që ky rekord potencial pikënisjen e kishte pasur pikërisht në Estadio Anoeta më 30 prill të vitit të kaluar, dhe që atëherë, mbretërit kanë shënuar në secilën ndeshje në të cilën kanë luajtur.
Nga këto 72 ndeshje, ata kanë shënuar 53 fitore, 14 barazime dhe vetëm pesë humbje.